KreuStil Jetese

“Njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës”, Linda Halimi për bashkëshortin: “I uroj cdo femre të ketë..”!

“Njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës”, Linda Halimi

Linda Halimi është përfolur për shumë kohë për faktin që ka zgjedhur të ketë në krah një person më ngjyrë. Këngëtarja është shpërngulur prej vitesh në SHBA, e megjithatë, kurioziteti i publikut për të është i madh. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Linda e dha shumë qartë përgjigjen e saj për paragjykimet me të cilat është përballur: “Njeriu tha ajo, nuk e zgjedh lëkurën lëkurës”.

 “Më vjen mirë që njerëzit janë të hapur ndaj popujve të tjerë. As ti dhe as unë, nuk kemi zgjedhur etninë së cilës duhet t’i përkasim. Domethënë, njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës.

 Unë nuk jam martuar me dikë për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, jam martuar për shkak të personalitetit të tij, për mënyrën se si më ka respektuar gjithë jetën, mënyrën se si më ka dashur dhe i uroj çdo femre në botë të ketë dashurinë dhe respektin që unë kam”, tha Linda.

Lindita solli në jetë në 2019-ën vajzën e saj dhe të parnerit, Kaimana, e cila e plotësoi më së miri familjen e tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF