KreuStil Jetese

Kush largohet nga “Big Brother VIP”? Luizi, Maestro dhe Kristi në nominim!

Kush largohet nga “Big Brother VIP”? Luizi, Maestro dhe Kristi

Këtë të martë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri erdhi një zarf i zi nga Vëllai i Madh, i cili u lexua gjatë “prime-t”. Arsyeja e këtij zarfi ishte pasi Luizi, Kristi dhe Armaldo kishin thyer një nga rregullat e programit duke u futur brenda në tualet të shoqëruar. Dënimi për ta nga ‘Vëllai i Madh’ ishte që të tre këta banorë të shkojnë në nominim.

Luizi tha se kjo ishte një skemë e përgatitur nga ai, dhe shumë po mendojnë se kjo ndoshta ishte për faktin që kur ai dërgoi Oltën, Maestron dhe Kristin në televotim asnjë prej tyre nuk doli nga shtëpia pasi ky i fundit kishte biletë kthimi.

Një televotim shumë i fortë ky, nga i cili një nga banorët e bërthamës, sikurse janë cilësuar shpesh, do të largohet nga “Big Brother VIP” duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh. Mbetet për t’u parë se si do të reagojnë gjatë këtyre ditëve që janë në nominim dhe a do të ndryshojnë dinamikat në lojë..

Kujtojmë që në nominim këtë të martë ishin Antoneta, Fotinia, Armaldo, Dea Mishel, Qetsori, Sabiani dhe Nita. Publiku vendosi që banori që duhet të largohet përfundimisht nga shtëpia ishte Sabiani.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF