Doja Cat edhe një herë i la të gjithë pa fjalë, teksa mori pjesë në tapetin e kuq në MTV Video Music Awards 2023. Reperja, e cila ishte në garë për çmime të shumta, duke përfshirë “Artiste e Vitit”, bëri një shfaqje mahnitëse me veshjen e saj të guximshme që tregonte stilin e saj unik.
Doja Cat hyri në tapetin e kuq me një fustan të tejdukshëm në stilin e rrjetës së merimangës, të dizajnuar nga Monse. Pëlhura e ngjashme me rrjetën e mirimangës i la pak imagjinatës.
Për të kompletuar pamjen e saj, Doja Cat zgjodhi që flokët t’i kishte shumë të shkurtra, në ngjyrë platini, ndërkohë që kishte vendour qerpikë të trashë, duke theksuar pamjen e saj magjepsëse.
Ajo mbante byrzylykë me diamante në formë gjarpri në kyçin e dorës dhe një palë vathë të adhurueshëm merimange që i rrethonin fytyrën.
Përveç aftësive të saj në modë, Doja Cat ishte pretendente kryesore në VMA-të e këtij viti. Ajo është nominuar në pesë kategori, duke përfshirë “Video e Vitit” për hitin e saj “Attention”.
Albumi i saj i katërt dhe këngët e saj të fundit kanë bërë bujë, duke përfshirë “Paint the Town Red” dhe “Demons”, të cilat vazhdojnë të dominojnë listat muzikore dhe mediat sociale, duke grumbulluar miliona klikime dhe transmetime.
Prania e saj skenike dhe përzierjet unike janë bërë momente ikonike në historinë e shfaqjes së çmimeve.