KreuStil Jetese

3-vjeçari dhunohet brutalisht nga 3 edukatore!

3-vjeçari dhunohet brutalisht nga 3 edukatore!

Një 3-vjeçar në Kosovë është rrahur nga edukatoret në një çerdhe. Lajmi është bërë publik nga familjari, Fatos Geci, i cili e ka ndarë në Facebook një video, teksa bën me dije se nipi i tij është rrahur brutalisht.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç.

Shikoni kamerat ku shihet qarte që po rrihet në derë pastaj tërhiqet zvarre, më pas e dërgojnë përsëri në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 2 “mësueset” e kësaj çerdheje bashkë me pastruesen apo kuzhinieren! Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh.

Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunueset e tilla nuk e kanë vendin në arsim”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Mësohet se policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë shkuar në çerdhen në Fushë-Kosovë. Ndërkohë familjarët kanë kërkuar nga organet e drejtësisë të reagojnë në ndërmarrjen e veprimeve ndaj mësueseve, pasi 3-vjeçari, përveç lëndimeve trupore, ka  pësuar trauma të rënda psikike.

Së fundmi ka folur për mediat edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila deklaroi se do të ndërmarrin të gjitha masat që përcakton ligji për rastin e dhunës ndaj 3-vjeçarit në një çerdhe në Fushë-Kosovë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF