Kuratorja dhe organizatorja Lisja Tërshana ka realizuar një ekspozitë arti, tejet inovative dhe të veçantë në zemër të kryeqytetit.
“Rejarlitet kalimtar”, e cila u hap me datë 29 shtator dhe do të mirëpresë vizitorë deri më 15 tetor, është një ekspozitë inovative e cila duke përdorur teknologjinë Augmented Reality (AR) lejon spektatorët të shfaqin punë arti bashkëkohore në celular, duke skanuar kodet e vendosura përreth.
Ekspozita me vendodhje te “Reja” në Tiranë, u ideua për të festuar 10-vjetorin e ndërtimit të saj nga Sou Fujimoto në 2013. Lisja Tërshana ftoi 7 artistë të krijojnë 9 eksperienca unike digjitale, të cilat riimagjinojnë “Renë” në realitete të ndryshme dhe kalimtare.
Në natën e hapjes artistët e huaj; Arisa Takada dhe Jermine Chua nga studio A-to-J (Japoni, Singapor), Anastasia Kozlova (Rusi), Cibelle Cavalli Bestos (Brazil), Jack Jessé & James Mack (Mbretëria e Bashkuar), Mel O'Callaghan (Australi), Ori Gersht (Izrael) dhe Sofie Engelschiøn (Norvegji); udhëtuan drejt Tiranës për t’u mbledhur te “Reja” dhe për biseduar mbi punët e tyre në intervista me kuratoren.
Vetëm një ditë pas hapjes në bashkëpunim me Electronic Music Tirana u mbajt një festë me muzikë tekno që e ktheu “Reja-n” ngjyrë jeshile, realizuar nga DJ shqiptar Nyto dhe artistja Anastasia Kozlova.
Për të parë punimet e artit e kësaj ekspozite, mjafton të keni në telefonin tuaj aplikacionin e Instagramit dhe lidhje interneti. Disa prej punëve janë audiovizuale dhe përjetohen më së miri duke përdorur kufje.
Pasi vizitorët arrijnë te “Reja” kanë mundësi të ekspolorojnë strukturën, duke përdorur 9 kode të cilat kanë përshkrimin e punës në shqip dhe anglisht. Duke përdorur kamerën mbrapa telefonit, kodet QR skanohen dhe Instagrami shfaq si sfond, realitetin tonë fizik me punën digjitale të përfshirë. Vizitorët mund t’i afrohen punëve, të futen brenda tyre, dhe të shohin çfarë ndodh kur shoqet ose shokët futen në kornizë.
*Ky projekt me producente dhe kuratore, Lisja Tërshana, është sponsorizuar nga EDS Foundation dhe suportuar nga Edit Pula(j), drejtoreshë e Reja.al. Dizenjueset grafike janë Krisi Omeri dhe Amaya Crichton.