KreuBusull

Llorente mohon thashethemet: “Kam grua dhe jam heteroseksual”

Llorente mohon thashethemet: “Kam grua dhe jam heteroseksual”
Futbollistët spanjollë Marcos Llorente dhe Ferran Torres janë bërë objekt i pretendimeve të rreme në rrjetet sociale, pasi disa fotografi të tyre nga pushimet në Ibiza u bënë virale.

Dy lojtarët po festonin triumfin e Spanjës në Kupën e Botës, kur u fotografuan në një moment miqësor në plazh. Megjithatë, fotot e realizuara nga një kënd i caktuar u shpërndanë në internet me mbishkrime që nxitën spekulime për orientimin e tyre seksual.

Pas përhapjes së këtyre aludimeve, Marcos Llorente reagoi publikisht, duke i hedhur poshtë kategorikisht.

“Ky thashethem është krejtësisht qesharak! Kam grua dhe të dy jemi heteroseksualë!”, deklaroi ai.

Llorente sqaroi se fotografia që po qarkullon është shkrepur gjatë festimeve të ekipit në Ibiza dhe se bëhej fjalë vetëm për një moment të natyrshëm mes shokësh skuadre.

Ndërkohë, shumë tifozë reaguan në mbrojtje të dy futbollistëve, duke publikuar fotografi të tjera nga e njëjta ditë, ku ata shfaqeshin në shoqërinë e partnereve të tyre. Të tjerë theksuan se një fotografi e vetme nuk mund të përdoret për të nxjerrë përfundime mbi jetën private të askujt.

Një koment që mori shumë vëmendje në rrjetet sociale ishte: “Miqtë e ngushtë që ndihen rehat me njëri-tjetrin nuk janë diçka e re. Një fotografi e vetme nuk tregon të gjithë historinë.”