KreuCelebrity

Benita lë të hapur mundësinë për BBVA: “Nëse hyj, do të shihni një tjetër version timin”

Benita lë të hapur mundësinë për BBVA: “Nëse
Benita Zena, ish-konkurrente e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, ka lënë të kuptohet se një pjesëmarrje në Big Brother VIP Albania nuk është aspak e pamundur.

E ftuar në Top Albania Radio, ajo u pyet nëse do të pranonte një ftesë për t’iu bashkuar formatit në Shqipëri. Benita u shpreh se e pëlqen mënyrën si zhvillohet loja në BBVA dhe nuk e përjashton një eksperiencë të tillë në të ardhmen.

“E pëlqej formatin që bëhet në Shqipëri, ndaj nuk i dihet kurrë. Nga unë gjithmonë mund të ketë surpriza”, tha ajo.

Duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj në BBVK, Benita pranoi se, po të kishte mundësinë ta jetonte edhe një herë atë eksperiencë, do të ishte më e kujdesshme me njerëzit që do të zgjidhte t’u besonte. Sipas saj, fakti që ka investuar sinqeritet dhe respekt tek persona që nuk e meritonin, e ka lënduar më shumë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Megjithatë, nëse do të bëhej pjesë e BBVA, ajo premton se publiku do të njihte një version krejt tjetër të saj.

“Nëse do të hyja, do të shihnit një Benitë tjetër. Do të futesha si një ‘Bugatti’ i vërtetë”, u shpreh ajo me humor.

Gjatë intervistës u ndal edhe te romancat që krijohen brenda shtëpisë së Big Brother-it. E pyetur nëse do të pranonte të krijonte një lidhje si pjesë e strategjisë së lojës, Benita tha se nuk ka një përgjigje të prerë dhe se gjithçka do të varej nga situatat dhe ndjesitë e momentit.

Në fund, ajo ndau edhe këndvështrimin e saj për mënyrën se si perceptohet formati në hapësirën shqiptare. Sipas Benitës, Big Brother është mbi të gjitha një lojë dhe nuk duhet parë si një garë për të dëshmuar moralin apo edukatën e banorëve.

“Shpesh fokusi vihet te imazhi i djalit apo vajzës së mirë, ndërsa Big Brother është një reality show ku duhet të tregosh aftësitë si lojtar. Loja dhe personaliteti duhet të ecin paralelisht”, përfundoi ajo.