KreuCelebrity

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt altarit, Nju Jorku mbushet me yje për dasmën e shumëpërfolur

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt altarit, Nju Jorku mbushet me yje për

Nju Jorku është kthyer në qendrën e vëmendjes, ndërsa miqtë dhe familjarët e Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë nisur të mbërrijnë për dasmën e shumëpërfolur të çiftit.

Sipas raportimeve të PEOPLE, dhjetëra emra të njohur janë parë në qytet gjatë ditëve të fundit, duke shtuar spekulimet se ceremonia dhe festimet do të zhvillohen këtë fundjavë. Mes të ftuarve nga ana e Travis Kelce janë sportistë të njohur të NFL-së, përfshirë Brock Bowers, Matthew Stafford dhe bashkëshorten e tij Kelly Stafford, Beau Allen, Creed Humphrey me të fejuarën Ana Demmer, George Kittle me bashkëshorten Claire Kittle, si edhe Greg Olsen.

Në Nju Jork janë parë gjithashtu miqtë e ngushtë të Kelce, Reggie King, Ross Travis, André Eanes, Aric Jones dhe Joe Oravec, si edhe ish-shoku i tij i dhomës në universitet, Derek Wolfe.

Nga familja e dhëndrit kanë mbërritur në qytet nëna e tij, Donna Kelce, xhaxhai Don Blalock, si dhe kushërinjtë Zachary Jamison me bashkëshorten Gabrielle dhe Tanner Corum me bashkëshorten Samantha, të cilët kanë ndarë momente nga udhëtimi i tyre në rrjetet sociale.

Edhe lista e të ftuarve nga ana e Taylor Swift është po aq mbresëlënëse. Në rrugët e Nju Jorkut janë parë Camila Cabello, Anya Taylor-Joy, Lena Dunham, Jack Antonoff, Ashley Avignone dhe mikja e saj e ngushtë Abigail Anderson gjithashtu dhe Selena Gomez. Pjesë e festimeve pritet të jenë edhe gazetarët sportivë Charissa Thompson dhe Erin Andrews, të cilat kanë kaluar pushime me çiftin në të kaluarën.

Festimet duket se kanë nisur që në fillim të javës. Më 30 qershor, Ed Sheeran dhe Aaron Dessner u panë në restorantin BuonaSera on the Lake në Malta, New York, pranë studios së njohur Long Pond Studio, ku Taylor Swift ka regjistruar disa nga projektet e saj muzikore.

Ndërkohë, në Manhattan është parë edhe Sabrina Carpenter, e cila u fotografua gjatë një darke me miqtë në lagjen West Village.

Sipas The New York Times, çifti planifikon një festë e madhe me rreth 1.000 të ftuar mbrëmjen e sotme të 3 korrikut.

Edhe pse Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk kanë konfirmuar publikisht detajet e dasmës, burime për PEOPLE bëjnë të ditur se eventi do të ketë kod veshjeje "black tie" dhe do të zbatojë një rregull strikt që ndalon përdorimin e telefonave celularë gjatë ceremonisë dhe festës.