Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj në Ibiza, ku u fotografua duke shijuar një ditë në jaht me miqtë. Artistja 36-vjeçare u shfaq me një bikini me motive leopardi, duke u relaksuar dhe duke bërë paddleboard në ujërat e ishullit spanjoll.
Dalja e saj vjen pak ditë pasi performoi në Mallorca për kastin e spektaklit “Love Island UK”.
Rexha u shfaq e buzëqeshur dhe plot vetëbesim, duke mos u shqetësuar nga komentet që ka marrë muajt e fundit për ndryshimet në peshën e saj.


Në maj të vitit 2025, këngëtarja reagoi ndaj kritikëve në një postim në rrjetin X, ku zbuloi se vuan nga sindroma e vezoreve policistike (PCOS) dhe përballet me probleme të infertilitetit.
“Jam lodhur nga njerëzit që komentojnë peshën time. Kam PCOS dhe luftoj me infertilitetin,” shkroi ajo në atë kohë.
Më pas, Rexha bëri një rrëfim edhe më të dhimbshëm, duke treguar se kishte përjetuar një humbje të shtatzënisë, për të cilën kishte zgjedhur të heshtte.
“Mbeta shtatzënë, por nuk funksionoi dhe e kam mbajtur këtë dhimbje në heshtje. Nuk i detyrohesha askujt ta tregoja të vërtetën, por ndoshta tani do ta mendoni dy herë para se të komentoni trupin e dikujt,” u shpreh ajo.


Edhe në shkurt, artistja iu përgjigj një komenti fyes në rrjetet sociale, ku një përdorues e krahasonte në mënyrë tallëse me Marilyn Monroe dhe Lizzo.
“Jam krejtësisht e pashqetësuar. E di shumë mirë që kam shtuar në peshë. E di gjithashtu se kam kaluar shumë gjëra,” tha Rexha në një video të publikuar në TikTok.



Ajo theksoi se nuk dëshiron keqardhjen e askujt, duke shtuar: “Ju premtoj se ndihem më e fortë se kurrë.”
Në fund, këngëtarja shprehu edhe mbështetjen për Lizzo, duke shkruar: “Meqë ra fjala, Lizzo duket fantastike.”
