Aktorja e njohur diagnostikohet me sklerozë të shumëfishtë - Celebrity
KreuCelebrity

Aktorja e njohur diagnostikohet me sklerozë të shumëfishtë

Aktorja e njohur amerikane Christina Applegate është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë. 49-vjeçarja me anë të një postim në “Twitter” njoftoi se ishte diagnostikuar me këtë sëmundje disa muaj më parë. “Ka qenë një udhëtim i çuditshëm. Por unë jam mbështetur aq shumë nga njerëzit. Ka qenë një rrugë e vështirë, por siç e dimë të gjithë, jeta vazhdon”.

Skleroza e shumëfishtë prek sistemin nervor qendror dhe konsiderohet një sëmundje autoimune, nuk ka shërim për të por shumë njerëz janë në gjendje të menaxhojnë simptomat e tyre dhe të përshtaten me stilet e reja të jetesës pas diagnozës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF