KreuFashion

Printet floreale, fantazi, romancë dhe ngjyra!

Nëse mendoni se veshjet me lule janë vetëm për sezonin Pranverë-Verë, gaboheni! Veshjet me stampime lulesh do të pushtojnë koleksionin Vjeshtë-Dimër 2017, përmes krijimeve femërore e delikate  plot fantazi!

Përmendim fustanet e gjatë të Gucci-t, fustanet e shkurtër të Valentino-s, fustanet bust të Dior me margarita të mëdhaja dhe detajet e thjeshtë me lule fushe  plot ngjyra të Etro-s.

Elie Saab ka zgjedhur për tapetin e kuq fustane me trëndafila të errët, McQueen fustanet e gjatë transparentë dhe Diane Von Furstenberg lulet shumëngjyrëshe në versionin Pop.

Lulet do të jenë ende tendencë për sezonin e ardhshëm Vjeshtë-Dimër, shfletoni galerinë t’i paraprini modës!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF