KreuFashion

10 kostume plazhi super-seksi, për një verë të gjatë e të nxehtë…

Kemi folur gjatë për kostumet e plazhit, tendencat më të fundit, stilet retro dhe ekstravagante të tyre. Zyrtarisht, na ndan vetëm një muaj nga sezoni veror, e të gjithë po përpiqemi të marrim më të mirën nga koha e mbetur. Lëkura tashmë e ka marrë sadopak ngjyrën e bronxtë, dhe kjo meriton të ekspozohet në mënyrën e duhur.

Kostumet e plazhit përfshihen, ndër të tjera, në kategorinë e preferencave të çdokujt, çka do të thotë se njerëz të ndryshëm zgjedhin modelet që iu duken më të përshtatshme. Megjithatë, plazhi favorizon ekspozimin e një pjese të mirë të trupit, ndryshe nga çdo mjedis tjetër. Kur ditët e nxehta janë në largim e sipër, dhe ne ia kemi arritur qëllimit të marrim nuancën prej çokollate aq shumë të dëshiruar, kostumet e plazhit ndryshojnë nga ato që kemi veshur ditët e para. Një-pjesëshe apo bikini, në këtë fazë dëshirojmë vetëm diçka: të dukemi sa më seksi buzë detit! Kështu, modelet më bombastike ju vijnë në ndihmë për të shfaqur gjithë çfarë keni, në mënyrën më provokuese të mundshme. E këtu nuk po flasim për ekzagjerime; jo. Ne ju paraqesim në galeri stilet që do të bëjnë të tregoni aq sa duhet, për të vënë në punë imagjinatën. Vera e meriton një mbyllje spektakolare, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF