KreuInterior

Pamje/Si duket një shtëpi moderne në New York?

DeligthFULL dhe Essential Home, edhe një herë, kanë bashkuar forcat për të krijuar një shtëpi moderne mahnitëse! Eksploroni këtë shtëpi të pabesueshme njujorkeze dhe merrni disa ide për të rinovuar shtëpinë tuaj.

Dhoma e ndenjes

Një dhomë ndenje me ngjyra nude, e mbushur me tekstura dhe copa unike ndriçimi.

Dhoma e ngrenies

Ngjyrat Palete janë minimale dhe neutrale. Kjo dhome luan në mënyrë perfekte me dritën e butë që deperton nëpër çdo dritare të shtëpisë.

Kuzhina

Banaku në formë ishulli mund të jetë një pajisje relativisht e re në skemën e dizajnit të kuzhinës, por ata (me të drejtë) kanë fituar vendin e tyre në shtepitë njujorkeze.

Zyra

Një zyrë e mirë në shtëpi mund të bëjë diferencen midis një dite të suksesshme dhe një dite të humbur. E bardha është një ngjyrë e lehtë për zyrat e shtëpisë, sepse është e freskët, e pastër dhe jo-shpërqendruese.

Dhoma Martesore

Kjo dhomë gjumi frymëzon pikerisht atmosferën e lumtur që ne lakmojmë. Për ta shoqëruar me shtratin mahnitës dhe komodinën, kolltuku Ellen dhe Beverley Side Table janë këndi perfekt për këtë dekor të qetë

Dhoma e fëmijëve

Llambat e xhamave janë një trend i madh dhe shton një stil “cool”, duke e mbajtur hapësirën të sofistikuar dhe elegante.

Garderoba

Cdo dollap ka nevojë për një rregullim periodik, dhe ne besojmë që ky model frymëzon më së miri veshjen tuaj të ditës.

Tualeti

Ky dekor luksoz dëshmon se kjo zonë e shtëpisë nuk mund të lihet pas dore! Do te ndiheni sikur po kaloni natën në një hotel me 5 yje!

Burimi: Essential Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF