Angelina Jolie duket joshëse edhe me kostum bletarie..

Angelina Jolie arrin të bëjë që një kostum i plotë i bletarit të duket magjepsës, teksa u dha të diplomuarve të Observatorit Francez të Apidologjisë diplomat.

Jolie bashkëpunoi me shtëpinë franceze të aromave dhe kozmetikës Guerlain për projektin “Gratë për bletët”, së bashku me UNESCO dhe Observatorin Francez të Apidologjisë.

Programi, i cili për pesë vjet do t’u mësojë 50 pjesëmarrësve bazat teorike dhe praktike të bletarisë, duke përfshirë drejtimin e një bletari profesionist, filloi më 21 qershor, që do të thotë se Jolie po prezantonte klasën inauguruese të programit.

Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë kafe dhe sandale për pjesën e prezantimit të ceremonisë, duke kaluar më vonë në veshjen e njohur të bletarisë të cilën ajo e shoqëroi me një set çizmesh elegante.

Previous ArticleNext Article