Bora habit me reagimin e fundit për Donaldin!

Bora Zemani është përfolur shumë këto kohët e fundit për lidhjen me Donald Veshaj, e cila rrëmbeu edhe më shumë vëmendje pas hyrjes së tij në BBV. Fillimisht u mendua se mund të kishte një rikthim të dyshes, por aktori më pas krijoi një lidhje tjetër romantike brenda shtëpisë me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

Tashmë, Donaldi dhe Bora e kanë lënë pas historinë e tyre, por ata vijojnë të komentohen. Gjatë një debati në Përputhen, njëra prej konkurrenteve, Mikela shpërtheu duke thënë: “Po më lini të flas more vëlla. Do më lini të flas?”.

Por shprehja : “Më lini të flas” është përdorur së tepërmi nga Donaldi brenda BBV, duke u kthyer gati në një sinonim të tij. Kjo shkaktoi të qeshura mes konkurrentëve por edhe Bora nuk u përmbajt dot dhe i tha me të qeshur Mikelës: “Qetësohu”!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article