‘Vrasje nga pakujdesia’, Sa vite rrezikon Arjan Tase? Maksimumi 5 vite?!

Arjan Tase goditi me skaf 7-vjeçaren Jonada në breg të detit, duke shkaktuar vdekjen e të miturës.

Ish-efektivi i policisë Arjan Tase është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të kryer nga pakujdesia.

Sipas nenit 85 të kodit Penal, dënimi që parashikohet në raste të tilla, nis me gjobë dhe shkon maksimalisht në 5 vite burg.

Kujtojmë se vrasja e vogëlushes Jonada Avdia nga helikat e skafit që drejtonte ish-komisari, ka shkaktuar reagim të lartë publik, duke ngritur pikëpyetje të shumta mbi sigurinë e përdorimit të mjeteve lundruese.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article