KreuCelebrity

Reagimi i Shakirës kur pa fotot e puthjes së Pique me të dashurën e re!

 

Pothuajse tre muaj pas ndarjes, gjërat nuk janë shumë mirë mes Shakirës dhe Gerald Pique. Edhe pse artistja kolumbiane ishte ajo që i dha duart ish-partnerit të saj për shkak të tradhtisë, lajmi se ai është afishuar me të dashurën e tij, nuk i ka pëlqyer aspak.

Duket se për Pique-n, lidhja gati 12-vjeçare me nënën e fëmijëve të tij nuk ka pasur dhe aq rëndësi pasi vetëm tre muaj pas ndarjes, ai u shfaq në publik me një studente 23-vjeçare të quajtur Clara Chia.

Për më tepër, në internet qarkulluan një sërë pamjesh të tyre duke u puthur në një koncert, diçka që duket se e ka shkatërruar Shakirën. Këngëtarja 45 vjecare duket se pasur të nevojshme të kërkojë ndihmën e një psikologu. Në fotot e publikuara nga emisioni spanjoll, Socialité, mbrojtësi i Barcelonës është kapur duke kërcyer dhe duke ndarë gjeste afrimiteti me të dashurën e tij të re, një bionde vetëm 23 vjeç.

Përveç tradhtisë së ndjerë në pamjen e fotove të Pique dhe të resë Clara Chia Marti, Shakira është ndjerë e zhgënjyer dhe e zemëruar me ish-partnerin, edhe sepse të dy kishin bërë një marrëveshje për të mos u shfaqur në publik me partnerët e rinj për një vit që nga ndarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF