KreuStil Jetese

Këtë vit, pranvera vjen me LUSH! Kozmetika që ka magjepsur botën hap dyqanin e parë në Shqipëri.

Këtë vit, pranvera vjen me LUSH! Kozmetika që ka magjepsur

Thoni të vërtetën; sa herë jeni futur në internet për të gjetur receta maskash të freskëta për fytyrën dhe flokët, i keni mbajtur shënim, por pastaj ose s’keni kohë, ose s’keni këtë apo atë përbërës në shtëpi dhe e keni lënë fare? Mos u ndjeni më në faj. LUSH jua sjell produktet gati; pikërisht si ato që do të donit të bënit vetë. Janë të gjitha të bëra me dorë, me përbërës të freskët, pa keqtrajtuar kafshët dhe të frymëzuara nga receta mijëravjeçare që nga koha e Kleopatrës!

LUSH është firmë e njohur në gjithë botën, me mbi 860 dyqane dhe 27 vjet përvojë, por nëse s’keni dëgjuar ndonjëherë për të (se ata që e kanë dëgjuar do të shkojnë me vrap), bëni një vizitë në dyqanin e parë LUSH në Shqipëri që është hapur në Qendrën Toptani në datën 8 mars. Do të befasoheni nga moria e produkteve që iua kalojnë edhe frutave e perimeve për nga freskia dhe vetitë e tyre natyrale. Që nga shampot, balsamët, sapunët, maskat, hidratuesit, make up-i, parfumet e deri tek pastat e dhëmbëve do t’i gjeni me përbërës të freskët që mblidhen e përzgjidhen me shumë kujdes dhe hidhen drejt e në produkt me minimumin e prezervativëve dhe paketimit.

Dhe mos mendoni se është vetëm për femra. Jo, jo! LUSH ka ardhur për të gjithë. Madje kremrat e rrojës për meshkuj dhe produktet e tjera të kujdesit për mjekrat që janë aq shumë në modë tani, janë ndër produktet më të preferuara të LUSH. Po nuk mbaron me kaq. I keni parë ato bombat e vogla të banjës që mbushin vaskën me ngjyrat e aroma të mrekullueshme dhe flluska të vogla që të përkëdhelin trupin? LUSH është shpikësi i tyre dhe bashkë me to do të gjeni edhe shpikje të tjera produktesh banje në LUSH, plot me forma e ngjyra zbavitëse për të bërë që të lahen me dëshirë edhe ata që s’e kanë qejf ujin! LUSH mendon edhe për dhuratat që doni t’i bëni njerëzve të dashur. Mund ta marrësh të paketuar, ose mund ta bësh vetë duke zgjedhur çdo produkt me dorën tënde e duke e paketuar me shami të mrekullueshme të prodhuara nga shishet plastike apo pambuku organik.

Tani më thoni prapë të vërtetën; sa herë keni blerë produkte kozmetike duke shpenzuar një mal me para dhe ju kanë mbetur aty deri sa kanë skaduar e i keni hedhur poshtë? LUSH do t’jua heqë këtë ves, pasi produktet i ka aq të freskëta, sa mund të marrësh vetëm aq sa përdor vërtet. Dhe jo vetëm që të kursen paratë, por të shpërblen që i kurseve këto para sepse po i ktheve paketimin për ta ricikluar, të dhuron maskë të freskët falas! Ka më mirë se kaq?! NË LUSH KA! Nuk do të blesh asgjë pa e provuar. Dhe do të të trajtojnë si princeshë (ose princ). Sapo hyn në dyqan, të presin gjithe dashuri, të shëtisin, të shpjegojnë produktet dhe më pas të ulin për të provuar cdo gjë që të ka pëlqyer.

Dhurojini vetes një përvojë LUSH në dyqanin më të ri në Qendrën Toptani. Atje ku gjithçka eshte e bërë me dorë dhe me shumë dashuri.

Tags:

Home bordo

Revista Bordo
No. 43

SHKARKO VERSIONIN PDF