KreuStil Jetese

Këngëtari hedh i zemëruar mikrofonin, godet në kokë moderatoren!

Këngëtari hedh i zemëruar mikrofonin, godet në kokë

Gjatë një performance nje dite me pare në Los Angeles, 50 Cent hodhi një mikrofon në publik dhe pamjet nga koncerti filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale.

Ai pati probleme me mikrofonin gjatë interpretimit dhe iu desh ta ndërronte disa herë. Pasi mikrofoni perfundimisht e la ne balte, reperi i nevrikosur e hodhi atë në publik. Videoja tregonte momentet kur artisti i ndërron mikrofonat dhe më pas i acaruar e leshon njerin audiences, por duket se padashje ne kete menyre ka goditur në kokë një femër.

Megjithëse videoja nuk tregon se ku përfundoi pajisja, Page Six raporton se ajo goditi në ballë moderatoren e radios Power 106, Bryhana Monegain. Mediat amerikane raportojnë se ajo ishte gjakosur dhe kishte pësuar lëndime në kokë, ndersa episodi i ka zemëruar se tepermi fansat.

TMZ ka siguruar fotografitë e saj pas lëndimit dhe nderhyrjes së mjekëve, të cilëve u është dashur t’ia qepin plagën.

Muajt e fundit është shfaqur një trend i çuditshëm që ka zemëruar shumë muzikantë. Pasi një fans nga publiku goditi me celular në kokë këngëtaren Bebe Rexha, pasuan një sërë ngjarjesh të ngjashme, ku fansat shënjestronin yjet që po performonin në skenë, por nuk kishte ndodhur sakaq e kunderta e kesaj.

50 cent bust female with Mic at his concert #bryhana #power106 #fyp #foryou #50cent #foryou #fyp

♬ original sound –

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF