KreuBusull

Vetëvritet këtë mëngjes shqiptari që vrau gruan me plumb në kokë!

Vetëvritet këtë mëngjes shqiptari që vrau gruan me

Është gjetur i vdekur ish-bashkëshorti i Klodiana Vefës, 37-vjeçares e cila u ekzekuta me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit në Firence, qytetin Italian ku ish-çifti jetonte.

Alfred Vefa, i cili ishte në kërkim nga policia italiane prej dy ditësh është gjendur i vdekur mëngjesin e sotëm në makinën e tij në një zonë të izoluar të komunës së San Casciano në Val di Pesa.

Makina e parkuar në cep të rrugës tërhoqi vëmendjen e një qytetari italian, i cili njoftoi menjëherë policinë. Sipas policisë italiane, Vefa ishte vetëvrarë në automjetin e tij me të njëjtën armë që vrau ish-bashkëshorten 2 ditë më parë.

Ish-çifti jetonin të ndarë prej disa kohësh dhe ishin prindër të dy fëmijëve adoleshentë, 17 dhe 14 vjeç.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF