Produktet më përmbajtje të lartë yndyrore

Kur bëhet fjalë për yndyrnat dhe produktet me përmbajtje të lartë të tyre, duhet të jemi të kujdeshëm sesi përzgjedhim t’i konsumojmë ato. Yndyrnat duhet të merren në nivele minimale dhe t’i shërbejnë nevojave të metabolizmit tonë, pasi tejkalimi i tyre shoqërohet me një sërë pasojash për shëndetin.
Gjalpi është një produkt i njohur për përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore të ngopura, që janë të lidhura me rritjen e presionit të gjakut dhe kolesterinës të keqe në gjak, por përveç tij ekzistojnë dhe produkte të tjera që krahasuar me gjalpin janë shumë më të dëmshëm kur ne i vendosim në fetën e bukës. Disa nga këto produkte janë:
Vaji i kokosit
Një lugë e vajit të kokosit përmban madje 11,8 gramë të acideve yndyrore të ngopura që e bëjnë atë bartës të rekordit në kategorinë e ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura. Në vend të përdorimit të vajit të kokosit, më mirë përdorni vaj luledielli ose vaj ulliri.
Djathi i dhisë
Djathi i dhisë shtrihet mirë në bukë, por një racion (rreth30 gr) ka 6 gramë yndyrë të ngopur, kështu që është më mirë ta konsumoni me kujdes.
Gjalpi i kikirikut
Nga gjalpi i thjeshtë më i yndyrshëm është ai që bëhet nga kikiriku. Në dy lugë të këtij ushqimi amerikan, i cili është përhapur dhe në menutë botërore, ndodhen rreth 3,4 gramë yndyrë e ngopur.
Çokollata e zezë
Edhe nëqoftëse mund të përmbaheni kur bëhet fjalë për konsumin racional të çokollatës, mund të befasoheni që 30 gramë të çokollatës së zezë përmbajns 6 gramë yndyrë të ngopur, që është rreth dy herë më shumë se gjalpi.

Previous ArticleNext Article