KreuFashion

Këto janë ushqimet që do t’ju bëjnë të ndiheni akoma dhe më të uritur!

Nuk ndodh shpesh, por ditët kur organizmi kërkon konsumimin e ndonjë ushqimi në veҫanti, janë sa të mira, aq dhe me energji negative. Në të tilla raste, mendojmë më së shumti për produkte të shtrenjta, ose përgatitjet e shpejta të llojit ‘fast-food’. Pamundësia për t’i konsumuar gjithmonë, na shtyn që t’ja lejojmë vetes dredhinë ndaj dietës, ato pak herë ‘të shenjta’ në muaj.

Ndodh që të ndjekim me përpikmëri regjimin ushqimor që i kemi caktuar vetes, e kjo jo më kot. Përveҫ ruajtjes së një peshe trupore konstante, dëmet që përpiqemi të mbajmë larg organizmit janë të shumta. Kështu, nisur nga dietat që kemi lexuar në internet apo ato që na ka rekomanduar dietologu personal, produkte si: kosi, cerealet, frutat, buka integrale etj, renditen ndër të parat tek ato që ne ndryshe i quajmë si “të shendetshme”. Dhe kjo nuk mohohet nga askush, deri sa shfaqim një problem: nuk kënaqemi sa duhet pas një vakti! Ndihemi përsëri të uritur, dhe me shumë mundësi pas një ose dy orësh, lipset nevoja për të ngrënë sërish. Kjo ndodh më së shumti me ushqimet e gatshme, e dietologët nuk e kanë lënë pa një shpjegim. Sipas tyre, disa produkte kanë tendencën të krijojnë rezerva dhjamore, dhe jo t’i përdorin vlerat reale si furnizim për trupin. Edhe pse kjo dukuri ndodh më së shumti me ‘fast-food’-et, të cilat bëjnë që niveli i sheqerit në gjak të bjerë e si pasojë të ndihemi më të uritur – në po të njejtën mënyrë veprojnë edhe disa nga lëndët ushqyese, që i përfshijmë në regjimin tonë të shëndetshëm. Në galeri do të gjeni 12 produkte të tilla, e ju sigurojmë që me disa nga to do të habiteni që janë në listë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF