Fiksimi i ri i Brad Pitt-it, këngëtarja Andra Day!

Duket se kjo është një periudhë e mirë për seks simbolin amerikan, aktorin Brad Pitt. Pas çështjes së kujdestarisë së fëmijëve, ku gjykata vendosi në favor te tij, divi hollywoodian duket se i kanë mbetur sytë tek një artiste e re, njohur në prapaskenat e ceremonisë të çmimeve Oscar 2021. Bëhet fjalë për këngëtaren 36 vjeçare Andra Day.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes së aktorit shumë kohë më parë se sa të prezantoheshin. Gjatë prapaskenave të ceremonisë të dy kanë filluar të flirtojnë me njëri-tjetrin duke shkëmbyer numrat e celularëve. Kjo ndoshta dhe për arsye pune, por sipas miqve të Brad-it, ka shumë gjasa që mund të nisë një histori e bukur dashurie.

Previous ArticleNext Article