KreuCelebrity

Pfizer nxjerr ilaçin çudibërës: 90% efikas kundër koronavirusit!

Pfizer nxjerr ilaçin çudibërës: 90% efikas kundër

Kompania Pfizer njoftoi se ilaçi i saj eksperimental antiviral për COVID-19 uli me gati 90% rastet e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek të rriturit me rrezikshmëri të lartë, ndërsa kjo kompani hyn në garë për të sjellë në tregun amerikan pilulën e parë të lehtë për t’u përdorur kundër koronavirusit.

Aktualisht të gjitha trajtimet e COVID-19 të përdorura në SHBA kërkojnë një serum ose injeksion, thotë Voa. Ilaçi i konkurrentit Merck për COVID-19 është tashmë nën shqyrtim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) pasi tregoi rezultate fillestare pozitive dhe të enjten Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që e miratoi atë.

Pfizer tha se do t’i kërkojë FDA-së dhe rregullatorëve ndërkombëtarë që të autorizojnë pilulën e saj sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ekspertë të pavarur rekomanduan që studimi i saj nga kompania të mos vazhdonte më, pasi rezultatet e saj ishin të qarta. FDA mund të marrë një vendim brenda disa javësh ose muajsh. Nëse e merr autorizimin, kompania do ta shesë ilaçin nën emrin Paxlovid.

Studiuesit në mbarë botën janë në garë për të gjetur një ilaç kundër COVID-19 që mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat, për të shpejtuar shërimin dhe për të lehtësuar barrën e rëndë për spitalet dhe mjekët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF