Çfarë duhet të dini për Cartier, mbretin e bizhuterive!

Marka prestigjioze franceze e bizhuterive Cartier, e cila identifikohet me luksin e kulluar dhe dizenjot unike të diademave mbretërore, startoi si një argjendari e zakontë artizanale, duke u shndërruar në ditët e sotme në një perandori globale.
Krijuesi i markës Cartier është Alfred Cartier. E nisi me bizhu dhe takëme prej ari për familjet mbretërore që në vitin 1847, duke përfshirë më pas në krijimet e tij gurët e çmuar.

Louis Cartier ishte projektuesi i parë i orave të dorës për meshkuj në vitin 1904. Miku i tij, aviatori Alberto Santos, i tregoi se e kishte të vështirë të shihte kohën nga ora e xhepit.
Nën ndikimin e stilit Deco, në vitin 1910 u krijua koleksioni Panterë, i cili u kthye edhe në simbolin e markës, duke realizuar një pafundësi bizhuterish me këtë motiv unik.
Mbreti Edward VII i Anglisë e quajti Louis Cartier “argjendari i mbretërve, mbret i bizhuterive”, pasi krijoi stoli unike për familjet mbretërore, perandorake dhe aristokracinë.

Nuk do ta besonit, por në listën e mbretërve për të cilët ka dizenjuar Cartier hyn edhe Mbreti Zog, për të cilin krijoi diademën mbretërore, i sugjeruar nga mbreti Fuad i Egjiptit.
Në vitin 1969 marka e njohur krijoi Byzylykun e Dashurisë, i frymëzuar nga kryqëzatat, gratë e kavalierëve mbanin në dorë një byzylyk, i cili tregonte se ato i dedikoheshin dikujt. Unaza ‘Rubini Ndriçues’ është më i shtrenjti i vlerësuar me 30 milionë dollarë, duke u renditur ende sot, si guri më i shtrenjë me ngjyrë si dhe më i shtrenjti gur, jo diamant.

Koleksioni ‘Triniti’ prej ari 18 karatë me tre ngjyra, simbolizon tre fazat e një marrëdhënieje: E bardha, miqësinë, e kuqja, dashurinë dhe e verdha, besnikërinë. Diamanti ‘Dardhë’ 69.42 karatë doli në ankand në vitin 1969. Mes ofruesve ishin Aristotel Onassis dhe Richard Burton, ky i fundit e bleu 1.1 milionë dollarë dhe ja dhuroi Elisabeth Taylor.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article