Kjo do të jetë pjata që do t’ju mbetet në mendje gjatë ditëve të nxehta të verës; e freskët, e shijshme dhe mbi të gjitha e shëndetshme. Mund të përgatitet lehtësisht dhe rekomandohet të konsumohet 2 deri 3 herë në javë
Sallatë orizi me karkaleca, kunguj të njomë dhe karrota
Përbërësit: 280 gr oriz i zi, 200 gr karkaleca, 4 karota, 3 kunguj të njomë, 1 qepë të njomë, gjysmë thelp hudhër, vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë dhe spec djegës.
Përgatitja; Qëroni karotat, pritini në feta dhe zhytni për 1 minutë në ujë të vluar me kripë; kullojini dhe ftohini nën ujë të ftohtë për të ndaluar zierjen. Fërgoni një tigan gjysmë thelpi hudhër, shtoni pak vaj me spec djegës; karotat dhe kungulleshkat e grira dhe ziejini për disa minuta. Shtoni karkalecat dhe lërini të skuqen pak, e më pas i hiqni nga zjarri dhe i rregulloni me kripë. Ndërkohë zieni orizin në ujë të kripur dhe më pas ftoheni në ujë të ftohtë. Transferojeni në një tas dhe rregullojeni me pak vaj; shtoni perimet dhe karkalecat, aromatizojini me pak vaj dhe lëreni sallatën në një vend të freskët para se ta shërbeni.





Horoskopi ditor, e shtunë 26 gusht 2023





7 ushqimet që kanë më shumë kalium!







Pete Davidson i jep fund lidhjes me aktoren!


