KreuCelebrity

Ne nisim punën, ata qejfin!

Ne nisim punën, ata qejfin!


Nëse për për të gjithë ne bashkë me shtatorin vjen vjeshta, shirat, përfundojnë pushimet e rinis puna, për artistët nis sezoni i qejfit.

Pasi kanë përmbyllur një sezon veror tejet të ngjeshur me koncerte në Shqipëri, Kosovë e diasporë disa prej këngëtarëve shqiptarë kanë nisur pushimet.

Dikush ka zgjedhur të marri avionin e të fluturojë larg Shqipërisë për t’u relaksuar pa u shqetësuar nga sytë kureshtarë apo kërkesat për një foto nga fansat, e dikush ka preferuar Shqipërinë për të shijuar ditët e pushimit, duket se një pjesë e mirë e këngëtarëve kanë marrë një pauz nga kënga apo studiot diskografike.


Nga Ledri Vula, i cili bashkë me parteren Sarën ka zgjedhur Formenteran e Spanjës, Dj Geek që po relaksohet me një grup shokësh në një resort luksoz në Turqi, e deri tek udhëtimet romantike si çifte të porsamartuar të Luizit e Kiarës dhe Elgitit dhe Kleas por edhe emra të tjerë, për ta pushimet nisin tani, kohë kur për ne të tjerët gëlon puna.
Epo pushime të mbara artistë, kënaquni dhe relaksohuni!

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF