KreuStil Jetese

Britney Spears: Sam Asghari, një spiun i paguar nga babai im!

Britney Spears: Sam Asghari, një spiun i paguar nga babai im!

Polemika rreth martesës dhe stilit të jetesës së Britney Spears vazhdon. Pas ndarjes së saj me bashkëshortin Sam Asghari, ajo beson se ai po “punonte fshehurazi” me babanë e saj Jamie, duke i ofruar atij informacione që do ta ndihmonin ta mbante atë nën kujdestarinë e tij 13-vjeçare.

Sam, 29 vjeç, bëri kërkesë për divorc nga Britney, 41, në fillim të këtij muaji pas vetëm 13 muajsh martesë, megjithatë, një burim i afërt me yllin e popit pohoi se ajo filloi të kishte dyshime serioze për romancën e tyre shumë kohë përpara se të ndaheshin zyrtarisht.

“Britney ka arsye të besojë se Sam ishte duke punuar fshehurazi me babanë e saj Jamie që nga fillimi i marrëdhënies së tyre. Sam do t’i jepte Jamie informacione që do ta ndihmonin atë ta mbante nën kujdestarinë e saj. Në këmbim, Sam kishte akses tek ajo dhe paratë e saj. Britney tani ndihet sikur Sam ishte mashtrues gjatë gjithë kohës”, shpjegoi burimi për Daily Mail.

Më 1 shkurt 2008, Spears u vendos në mënyrë të pavullnetshme nën kujdestari nga babai i saj, Jamie Spears, pasi këngëtarja shfaqi disa muaj sjellje të çrregullta në publik.

Përveç akuzave tronditëse për abuzim nga babai i saj, ajo zbuloi gjithashtu se kujdestaria e urdhëruar nga gjykata e pengoi atë të martohej me Sam në atë kohë. Ajo gjithashtu pohoi se ishte e detyruar të përdorte një pajisje DIU për të mos mbetur shtatzënë.

Një gjykatës i dha fund kujdestarisë Spears në nëntor 2021. Sam paraqiti kërkesën për divorc më 16 gusht duke përmendur “ndryshime të papajtueshme”. Para paraqitjes së tij, TMZ raportoi se Sam besonte se Britney e kishte tradhtuar. Media raportoi gjithashtu se Britney dhunoi fizikisht Sam.

Tags:

Home bordo

Revista Bordo
No. 43

SHKARKO VERSIONIN PDF