Tapeti i kuq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Venecias të këtij viti është dukshëm më i qetë, me mungesë të yjeve të pranishëm për shkak të grevave të vazhdueshme të thirrura nga Shoqata e Aktorëve të Ekranit-Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës.
Megjithatë, disa personazhe të famshëm që kanë punuar në filma që nuk janë prodhuar nga Aleanca e Prodhuesve të Filmave dhe Televizionit, kanë marrë dritën jeshile për t’u paraqitur në ngjarjen vjetore kinematografike.
Në mungesë të shumë prej kolegëve të tyre aktorë dhe skenaristë, të pranishmit po marrin të gjithë vëmendjen vetëm për vete.
Si në çdo event tjetër ku sytë e gjithë botës janë atë, edhe në Festivalin e Venecias kureshtja për të parë se çfarë kanë zgjedhur të veshin yjet e famshëm të botës është e madhe.
Ja si u veshën disa prej tyre.