Le të jemi të sinqertë përgatitja për ardhjen e një të porsalinduri është pothuajse po aq argëtuese sa takimi me atë njeri të vogël. Nëse jeni duke u përpjekur të krijoni një ambient sa më të ngrohtë dhe famijar për bebushin tuaj që pritet të vije në jetë, sipas trendeve të fundit të interiorit duhet të keni parasysh të qëndroni tek zgjedhjet minimaliste, me ngjyrat që janë neutrale ndaj gjinisë.
Por ku të fillohet? Si fillim, zgjedhja e një palete ngjyrash qetësuese është çelësi për krijimin e një ambienti qetësues, sipas themeluesit dhe stilistit të Homegirl, Erin Lichy. “Hijet si gri të buta, rozë e skuqur dhe blu e hapur janë perfekte për një çerdhe qetësuese,” shpjegon ajo. Pasi të zgjidhni ngjyrat, mendoni për mobiljet. Lichy këshillon prindërit e ardhshëm të zgjedhin pjesë që do të jenë funksionale. Për shembull, komodinat mund të funksionojnë si tavolina ndërrimi, ose karriget e leximit mund të funksionojnë më vonë si karrige të thjeshta qëndrimi. Të kesh këtë mentalitet gjatë zgjedhjes së mobiljeve siguron dobishmëri dhe jetëgjatësi maksimale të pjesëve arreduese të dhomës.
Pasi mobilimi i folezës të ketë përfunduar është koha për të sjellë aksesorë dhe për të shtuar prekjet personale. Dekorimi me vepra arti, foto ose sende dekori të personalizuara është një mënyrë e shkëlqyer dhe e lehtë për të shtuar elemente unike.
Për ta konkretizuar më poshtë ju sjellim 10 ide interiori për dhomën e bebushit, që e dimë se mezi po prisni.