
Shumë të njohura në Australi, ambientet e brendshme skandinave kanë pasur momentin e tyre që nga vitet 1950. Që nga viti 1954 për të qenë të saktë, kur një ekspozitë e quajtur ‘Scandinavian Design’ (Dizajni skandinav) vizitoi Amerikën dhe Kanadanë, duke shfaqur pjesë minimaliste të mobiljeve të frymëzuara nga natyra.
Stili u përqafua me gjithë zemër, pjesërisht për shkak të natyrës së tij demokratike duke qenë se dizajnerët skandinavë synojnë të krijojnë objekte të përballueshme dhe të bukura për ta bërë jetën më të mirë dhe shumë më komode.
‘Shoqëria Suedeze e Dizajnit Industrial’ në fakt promovoi idenë që publiku i gjerë duhet të ketë akses në dizajnin e mirë, në krahasim me atë që ai të jetë thjesht për klasat e larta. Ata donin që njerëzit e zakonshëm të kishin produkte që ishin të lehta për t’u përdorur dhe estetikisht të këndshme. Ishte një koncept rrënjësisht i huaj në Evropë në atë kohë.
Ka elementë të stilit skandinav që mund t’i atribuohen klimës nordike. Mbijetimi i temperaturave të ngrirjes kërkon produkte praktike, megjithatë askush nuk dëshiron të mbetet në një shtëpi të shëmtuar gjatë muajve të gjatë të dimrit, prandaj stili skandiav ndërthur bukur prakticitetin me modernen.
Nuk e dimë sesa të familjarizuar jeni ju në ambientet tuaja të banimit me dizajnin skandinav, por vetëm duke parë ambientet e brendshme skandinave në fotot më poshtë ju sigurojmë se do të ndikoheni patjetër. Pak, apo shumë kjo mbetet në shijet tuaja personale.