Sa elegante dhe e përjetshme mbetet një kuzhinë klasike e bardhë, aq ka edhe diçka tërheqëse në përdorimin e nuancave më të guximshme, duke ndriçuar zemrën e shtëpisë tuaj me një rozë petale ose jeshile pyjore në vendin tuaj të gatimit.
Ata që pëlqejnë ngjyrat shpesh kujdesen ta tregojnë kudo; në veshje, në grim, në arredimin e shtëpisë, e madje edhe deri tek zgjedhja e interiorit dhe dizajnit të tempullit të tyre të gatimit.
Të guximshëm dhe të vendosur këta persona e përqafojnë entuziazmin maksimalist. Pllakat me kuadrate dhe inoksi me ngjyrë janë të preferuarat në mesin e turmës më aventureske.
Në kuzhinat ku mbizotërojnë ngjyrat dhe printet e guximshme tavanet në ngjyrë blu safir janë gjithçka tjetër veçse të mërzitshme.
Nëse edhe ju bëni pjesë në listën e guximtarëve që një kuzhinë minimaliste ju duket e mërzitshme hidhini një sy fotove më poshtë, ndoshta gjeni aty kuzhinën e ëndrrave. Me siguro do ju frymëzojnë për ndonjë ndryshim.