Beyoncé dhe Jay-Z thuhet se sapo blenë një shtëpi që midis çmimit, madhësisë dhe origjinës arkitekturore të klasit botëror do të thyente shpirtin e çdo dashamirës të dizajnit.
Dyshja kanë shpenzuar 200 milionë dollarë për një rezidencë të madhe të projektuar nga arkitekti fitues i çmimit ‘Pritzker’ Tadao Ando, në Malibu, Kaliforni.
Kompleksi prej 30,000 metrash katrorë, u projektua fillimisht për koleksionistin e njohur të artit dhe adhuruesin e Jeff Koons William Bell, i cili e bleu pronën në 2003, sipas Los Angeles Times, megjithëse ndërtesa nuk përfundoi deri në vitin 2014.
Jo vetëm që shtëpia është më e shtrenjta e blerë ndonjëherë në historinë e Kalifornisë, por ajo është gjithashtu shtëpia e dytë më e shtrenjtë e shitur në Shtetet e Bashkuara. Beyoncé dhe Jay-Z zotërojnë gjithashtu një pasuri prej 88 milionë dollarësh në Bel Air.