KreuInterior

8 ide interiori që kushtojnë pak ose aspak!

Rikrijimi i hapësirës tuaj tani nuk duhet të jetë shumë i shtrenjtë ose shumë i komplikuar. Megjithatë nëse e mendoni pak më mirë, rifreskimi i arredimit të shtëpisë tuaj jo domosdoshmërisht do të kushtojë shtrenjt. Më poshtë gjeni 8 ide se si!

Përhapni aromën  tuaj të preferuar

A ka ndonjë gjë më të mirë se ndjenja e ndezjes së një qiri të ri ose shkopi temjani? Me siguri jo. Thjesht sjellja e një aromë të re në hapësirën tuaj mund t’i japë asaj jetë të re pa e prishur shumë bankën. Oh, dhe pikë bonus nëse mbajtësi i temjanit ose ena e qirinjve është gjithashtu estetikisht i këndshëm.

Vendosni një letër të re muri

Nëse s’e keni ende një letër muri në banesën tuaj atëherë është momenti ta vendosni. Me ardhjen e pranverës një print i ri muri në hapësirën ku jetoni do tju krijojë një emocion të ri; një ndjenjë të mirë e të freskët.

Një minibar i lëvizshëm

Mund ta quani karrocë pijesh apo minibar të lëvizshëm, por nëse e vendosni një të tillë në shtëpinë tuaj, duke vendosur mbi të pijen tuaj të preferuar do të krijohet ideja e një ‘party’. E dimë sa shumë ju mungon një pije në një bar, por për shkak të pandemisë pse të mos e krjoni mini-barin në shtëpinë tuaj?!

Shtoni lule dhe bimë në banesë

Freskinë që i shtojnë bimët apo lulet një banese do ta ndjeni vetëm pasi ta provoni të mbani në shtëpi disa vazo me bimët tuaja të preferuara. Duke e ditur që bimët duan kujdes të veçantë, kjo do të jetë një mënyrë shumë e mirë për t’ju bërë juve një njeri më shumë i përgjegjshëm, edhe më parë nuk keni qenë dhe aq

Shtoni një pasqyrë

Jo vetëm që do të keni mundësi të shihni reflketimin e portretit tuaj sa herë të dëshironi, por duhet të keni parasysh se pasqyra sjell më shumë dritë në dhomë, duke e bërë hapësirën të duket edhe më e madhe.

Art murale

Një mur i zbrazët duket i ‘shurdhët’ ndaj për t’i sjellë banesës tuaj më shumë jetë krijoni çfarëdolloj arti në mur. Edhe nëse ju mungon buxheti hapni pinterest dhe gjeni qindra ide pa shpenzuar asnjë cent.

Vendosni më shumë dritë në anë të ndryshme te shtëpisë

Vetëm ndriçimi në poçin në tavan nuk mjafton, ndaj nëse doni të krijoni idenë e një hapësire të madhe vendosni abazhure në cepa të ndryshme të shtëpisë. Edhe nëse nuk doni të shpenzoni me abazhure, qirinjtë do ta bënin më së miri këtë funksion.

Ndryshoni vendin e orendive

Nëse nuk keni fonde për të ndërruar mobilet apo orenditë e shtëpisë, ndryshimi i vendeve të tyre do të ishte një zgjidhje sumë e mirë për t’i dhënë hapësirës tuaj një pamje të freskët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF