Edhe Lori ka ditë kur vishet keq!

Është padyshim një prej blogereve më të ndjekura shqiptare, dhe stili i saj i veshjes ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa në fotot që poston është përherë mjaft e kuruar.

Megjithatë, Lori Hoxha e tregoi dhe vetë se ka ditë kur edhe ajo mjaftohet me dicka të thjeshtë sportive e nuk ndihet në formën më të mirë të mundshme. Ishte një kërkesë e ndjekësve që e shty të tregonte atë që konsideron si veshjen e vet më të keqe: një T-shirt oversized. Bëhet fjalë për një foto të kohës të karantinës nga koronavirusi, kur shumica në fakt nuk e kishte shumë mendjen tek pamja, por tek sëmundja.

Previous ArticleNext Article