Teksa luftonte me sëmundjen e rëndë, Hueyda El Saied ka bërë veprimin e ndjerë për të birin

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied ka tronditur sot të gjithë të afërmit, miqtë dhe mbarë publikun shqiptar që aq shumë e deshën artisten e dashur, e cila përçonte vetëm pozitivitet në çdo dalje të saj.

Hueyda El Saied në fund të vitit të shkuar u martua me partnerin e saj Thierry, i cili u bë ligjërisht dhe babai i vogëlushit.

Në muajin korrik, El Saied, teksa luftonte me sëmundjen e rëndë njoftoi përmes një fotografie të djalit dhe bashkëshortit se ky i fundit tashmë gëzonte atësinë e të birit.

“Babë e bir… Duart më të bukura në botë për mua. Miqtë e mi, sot kam zemrën plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe unë kam shumë arsye që të mburrem. Ardhja e Gabrielit në jetën time dhe me pas ajo e Thierryt në jetën tone ishin ndër gjërat më të bukura që kisha përjetuar deri më 2017. Por 2021-shin pavarësisht gjithë problemeve që ka sjellë pandemia do të mbetet viti më i bukur për familjen tonë”, ka shkruar ajo asokohe.

 

Previous ArticleNext Article