5 këshilla për të patur nxirje perfekte këtë vere

Për shumë njerë vera është sinonim i temperaturave të larta, lodhjes në punë, dëshirës për t’u zhdukur në det e pishina, për të shijuar një cocktail mbrëmjeve të zhurmshme, pooooor mbi të gjitha për të shijuar detin e diellin dhe për të patur ngjyrën çokollatë që e duam aq shumë. Nëse sapo keni nisur pushimet apo prisni t’i nisni së shpejti, lexoni këshillat e mëposhtme për një nxirje perfekete:

1.Bëni scrub: Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe uniforme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf, sodë buke dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë, lani trupin dhe masazhojeni me scrubin e mësipërm.


2.Mos u depiloni para ekspozimit në diell: Nëse keni ndërmend të depiloheni dhe më pas të shkoni në plazh, dijeni që po bëni një gabim shumë të madh i cili mund të shkaktojë infeksion të lëkurës, kruajtje dhe irritim të saj. Duhet që lëkura e depiluar të pushojë për 24 orë dhe më pas të merrni rreze dielli.


3. Mos u ekpozoni gjatë orëve të nxehta të ditës: ‘’Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxhihem’’. Kjo s’është aspak e vërtetë pasi jo vetëm që nuk do të keni rezulatin e dëshiruar që në këtë rast është nga e nxira në të kuqe, por rrisni mundësinë për të patur njolla kafe, akne dhe djegie të shkallës së parë e të dytë. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12.00-16.00.


4.Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm: Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin i lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtjshme. Për të patur një nxirje perfekte duhet që të shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitaminë E, C dhe A.

5.Ndryshoni vazhdimisht pozicion: Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndyrshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion jo vetëm në shezlong, por edhe të ecni.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article