KreuKuzhine

Receta e së shtunës/ Lazanja me spinaq dhe kërpudha

Receta e së shtunës/ Lazanja me spinaq dhe kërpudha

Lazanja me spinaq dhe kërpudha

Përbërësit: 300 g kërpudha, 250 g spinaq, 1 qepë, 1 thelbi hudhër, 2 lugë vaj ulliri, 8 petë lazanja, 3 degë trumze të freskët, 150 g djathë parmixhano, 50 g mocarela dhe piper

Për salcën beshamel: 35 g miell, 50 g gjalpë, 50 ml qumësht dhe 100 g parmixhan

Përgatitja: Skuqni fillimisht gjalpin në një tenxhere, pastaj shtoni miellin dhe përziejeni pa e lënë të marrë ngjyrë. Hidhni pak nga pak qumështin duke e përzier vazhdimisht derisa të trashet për rreth 10 minuta. Shtoni në fund djathin parmixhan, kripën, piperin dhe hiqeni nga zjarri të ftohet.

Ndërkohë, pritni kërcellet e kërpudhave, pastrojini dhe pritini në rripa. Lani dhe thajeni spinaqin. Qëroni qepën dhe grijeni imët. Kaurdisni qepën dhe hudhrën në një tigan me vaj dhe më pas shtoni kërpudhat dhe trumzën. Gatuajeni për rreth 10 minuta në zjarr të lartë dhe më pas shtoni spinaqin. Vazhdoni zierjen për 3 minuta derisa të bjerë volumi spinaqit, fikni zjarrin dhe në fund shtoni kripë dhe piper.

Shtroni fillimisht salcën beshamel dhe fetat e djathit mocarelën dhe sipër petët e lazanjës. Përsëriteni këtë derisa të mbushet tava dhe sipër mbylleni me salcë beshamel. Spërkateni me djathë parmixhano dhe futeni në furrë të piqet për 25 minuta.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF