KreuKuzhine

Temakinho: Sushi japonez, shpirt brazilian

 

Temakinho: Sushi japonez, shpirt brazilian
Kushdo që qenë në Milano dhe ka kërkuar një eksperiencë unike gastronomike, mund të jetë përballur me një prej restoranteve më unike të sushit – Temakinho. Interiori dallon nga restorantet tipike: palma dhe bimësi që vijnë nga Amazona dekorojnë këto ambjente me tavolina me karrige me thurje, duke përsjellë frymën e vendit të origjinës.

Temakinho: Sushi japonez, shpirt brazilian
Ndryshe nga sushi tradicional, sushi në Temakinho është një udhëtim kulinar i cili ndërthur traditën e rafinuar japoneze me energjinë e Brazilit, duke dalluar që në pamje me ngjyrat, e pastaj me shijen, duke ju dhuruar një ndjesi që nuk e keni provuar më parë. Dashamirësit e sushit, sashimit, temakit apo uramakit në Temakinho mund të zgjedhin të shijojnë pjata unike të cilat kanë erëza, salca dhe përbërës të përgatitur nga fruta dhe perime tropikale dhe jo nga kastraveci i zakonshëm. E kur vjen puna për të zgjedhur pijen, në vend të një sakeje të nxehtë, mund të provoni një kaipirinha fantastike. Recetat e Temakinho bazohe në një kuzhinë me një histori shekullore, e cila transmetohet dukshëm që në pamje me dekor lule dhe copa frutash.

Temakinho: Sushi japonez, shpirt brazilian
Filozofia e restoranteve Temakinho vërtet pasqyron traditën japonezo-braziliane, duke u mbështetur më shumë në kuzhinën brazilianë, por nga ana tjetër, ata kanë arritur edhe të krijojnë pjata të reja dhe me një shije të papërsëritshme. Menuja kombinon përbërësit më të mirë japonezë dhe me ato të Amerikës së Jugut, duke prezantuar risi në kuzhinës me super ushqime me bazë bimore. Kur themi përbërës, padyshim baza është peshku, por në Temakinho zgjidhet gjithnjë peshku i certifikuar "Mik i Detit", në mënyrë të tillë që ky ingredient të jetë i gjurmueshëm dhe i marrë në përputhje me ekosistemin detar, ç’ka reflekton qartazi respektimin e natyrës dhe ekosistemit marin.

Temakinho: Sushi japonez, shpirt brazilian
Përveç menusë klasike, mund të gjeni edhe opsionet vegane. Janë plot 24 pjata vegane, të cilat përfshijnë përbërës të shëndetshëm. Një risi është zëvendësimi i kremit tradicional të djathit, me një djathë vegan i cili përftohet tërësisht nga bimët. Kjo e pasuron shijen e pjatave që shërbehen në Temakinho duke kontrobuar në reduktimin e emetimeve të CO₂.

Temakinho: Sushi japonez, shpirt brazilian
Origjina e restoranteve Temakinho lidhet me kuzhinën Nikkei, e cila ndërthur traditën japonezo-peruane, e cila është shumë e përhapur në Amerikën Latine, duke u pasuruar kohë pas kohe me shije dhe variacione sipas zonave të ndryshme. Gjithë ky revolucion kulinar nisi në fillim të shekullit të njëzetë, ku një komunitet i madh japonez i cili u zhvendos në Brazil, zhvilloi një kuzhinë të veçantë japonezo-braziliane. E që nga ai moment, në mënyrë për t’u përshtatur me vendin, por pa humbur dëshirën për sushi, ky ushqim ikonik e gjeti veten në Brazil, duke krijuar një pjatë autentike.

Temakinho: Sushi japonez, shpirt brazilian

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF