KreuStil Jetese

Dokumentari i Beckhamit: E ëma druhej se Victoria do ta “shkatërronte”!

Dokumentari i Beckhamit: E ëma druhej se Victoria do ta

Netflix shperndau nje trailer të shkurtër të dokumentarit mbi jeten e David Beckham, i cili ndjek ngritjen e tij nga klasa punëtore e Londrës drejt shnderrimit ne nje yll botëror të futbollit. Në një klip dyminutësh që paralajmëron premierën më 4 tetor, nëna e legjendës, Sandra, flet edhe për fillesat e romancës se tij me Victorian.

74-vjeçarja pranon se ishte e shqetësuar se ai do ta linte mënjanë karrierën e tij për gruan e tanishme, e cila asokohe ishte pjesë e grupit më të madh të vajzave, “Spice Girls”.

“Ishim të shqetësuar se ai do të humbte gjithçka për të cilën punonte, sepse futbolli gjithmonë vinte i pari, e pastaj papritmas nuk ishte me prioritet ”, ka rrëfyer nëna e tij.

Beckham dhe Victoria u kthyen në një brend duke fituar kontrata fitimprurëse me stilistë veshjesh, ekspertë të shëndetit dhe fitnesit, revista të modës dhe prodhues të parfumeve dhe kozmetikës.

Megjithatë, në fillimin e marrëdhënies së saj me Davidin në vitin 1997, këngëtarja qe sot eshte në dizajnere thotë se menaxheri i saj në atë kohë e kishte keshilluar ta mbante sekret: “Takoheshim në parkingje dhe nuk është aq keq sa duket”, tha ajo.

Në dokumentar flet gjithashtu edhe trajneri i Beckham te Mancheser Unitedi, Alex Ferguson, i cili pohon se fama e kishte ndryshuar Davidin. Traileri tregon gjithashtu dyshen duke rrefyer vështirësi me te cilat u perballen kur romanca e tyre u bë publike, pasi kjo i ktheu ne çiftin më te famshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Seriali dokumentar, i cili do të jetë i disponueshëm nga 4 tetori në Netflix, thuhet se është frymëzuar nga dokumentari i Michael Jordan, “The Last Dance”, i cili ndodhet ne kete platformë që nga viti 2020.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF