KreuCelebrity

Shqetësim në Itali: Dy persona në tre nuk lexojnë libra!

 

Një shqetësim i madh po rrethon të ardhmen e botimeve italiane: siç raporton Istat, në fakt, shumica e italianëve (2 nga 3) nuk lexojnë as edhe një libër në vit. Kjo ishte tema kryesore që u trajtua gjatë aktivitetit “Roli i botimit dhe informacionit për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit”, organizuar nga kompania GV Group në Villa La Rotonda në Vicenza.  

Aktiviteti pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve të grupeve kryesore botuese italiane për të diskutuar mbi gjendjen e artit të sektorit dhe për të folur mbi perspektivat e reja apo mundësitë e zhvillimit në vijimësi. 

Në Itali, numri vjetor i kopjeve të librave të blerë për frymë është 3.2, dukshëm më i ulët se ai i Shteteve të Bashkuara (5.1), Gjermanisë (6), Mbretërisë së Bashkuar (7) dhe Francës (7.5). Kjo vlerë është domethënëse dhe nxjerr në pah humbjen e vazhdueshme të dëshirës për lexim në jetën e përditshme, e cila reflektohet në rënien dramatike të numrit të lexuesve, i tkurrur me mbi tre milionë në trembëdhjetë vitet e fundit.   

 “Marrëdhënia jonë me kohën ka ndryshuar” deklaroi Alberto Barachini, nënsekretar i shtetit në Kryesinë e Këshillit të Ministrave me përgjegjësi për informacionin dhe publikimin, i cili mori pjesë në këtë aktivitet. "Aftësia jonë për të pritur, për t'u përqendruar dhe për t'u izoluar është reduktuar në mënyrë drastike - shtoi Barachini -. Besoj se rikuperimi i kohës kushtuar leximit përfshin trajnime dhe, për rrjedhojë, edukim për lexim, në të cilin të rinjtë mund të stërviten nëse janë të motivuar. Është e nevojshme të zgjidhen libra që mbajnë premtimet e tyre në kopertinë dhe të inkurajohen autorët të krijojnë libra me tema të tilla si, për shembull, inteligjenca artificiale dhe edukimi dixhital me një gjuhë dhe stil të përshtatshëm për fëmijët. Unë personalisht do të punoj për të sjellë në vëmendje këtë temë ".  

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF