Britney Spears dhe bashkëshorti i saj, Sam Asghari, janë ndarë pas një debati të madh, bëjnë me dije burime për TMZ. Shkak për këtë mendohet se janë bërë akuzat e Sam ndaj Britneyt, se kjo e fundit e ka tradhtuar. Rreth një javë më parë, ata kanë patur një përplasje aq të madhe sa Sam është larguar nga shtëpia e tyre dhe po jeton në një banesë tjetër.
“Është vetëm çështje kohe përpara se Sam të kërkojë divorc”, tha burimi. Për muaj të tërë, TMZ ka raportuar se Sam nuk flinte shumë në shtëpi pasi Britney ka patur përpasje të vazhdushme fizike dhe verbale me të.
Britney ka një kontratë paramartesë që mbron pasuritë e saj, por një burim i brendshëm thotë për TMZ, se fundi i mundshëm i martesës do të jetë një çek nga Britney te Sam që do t’i zgjidhë gjërat, të paktën financiarisht.
Sam dhe Britney filluan të takoheshin në vitin 2016, gjatë xhirimeve të një videoklipi të saj muzikor. Që atëherë, ata kanë qenë praktikisht të pandarë.
Mes lëvizjes #FreeBritney, Sam shpesh shprehte mbështetje për fansat e Brit … Madje ai ka pozuar me një bluzë Free Britney, të cilën e ka postuar në Instagramin e tij.
Ndërsa dokumentet e divorcit nuk janë dorëzuar ende, thuhet se kjo duhet të ndodhë më shpejt. Ndërkohë deri tani asnjëri prej tyre nuk e ka komentuar ndarjen.