Presioni për t`u dukur e re dhe e bukur është i madh në industrinë e showbizit, e gjithmonë e më shumë emra të njohur të saj po bien pre e ndërhyrjeve plastike, deri në pikën që të rrezikojnë shpërfytyrimin. Madonna i kishte hyrë kësaj rruge me kohë, por vetëm së fundi pasojat e saj janë bërë aq të dukshme, sa fansat nuk kanë qëndruar dot pa komentuar në rrjetet sociale. Në daljen e saj të fundit në koncertin Pride, ( ku ishte dhe pa të brendshme), ajo u duk kaq ndryshe.
Në fakt, ishte kaq e fryrë në fytyrë sa asnjëherë më parë. Madonna është 62 vjece, megjithatë duket se ende nuk është gati të dorëzohet e të heqë dorë nga skena.